HomePolitikë

Kamberi: Edhe bankat po përdoren si instrument i diskriminimit politik ndaj shqiptarëve

Deputeti Shaip Kamberi ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të fundit të HalkBank, duke i cilësuar ato si diskriminuese dhe me prapavijë politike ndaj

Kamberi dhe Rexhepi takime me përfaqësues të Bundestagut dhe institucione gjermane
Edhe Kamberi përfshihet në debatin për konkursin e mediave
Rasti i flamurit në shtëpinë e kulturës, reagon kryetari i KKSH-së

Deputeti Shaip Kamberi ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të fundit të HalkBank, duke i cilësuar ato si diskriminuese dhe me prapavijë politike ndaj shqiptarëve në Serbi.

Sipas Kamberit, refuzimi i donacioneve të ardhura nga Kosova për Këshillin Kombëtar Shqiptar është bërë pa transparencë, pa vendim publik dhe pa arsyetim ligjor, duke krijuar një precedent të rrezikshëm.

“Ky nuk është më një veprim teknik apo bankar, por një akt me përmbajtje të qartë politike dhe diskriminuese”, ka theksuar ai.

Deputeti vlerëson se përfshirja e një institucioni financiar ndërkombëtar në pengimin e funksionimit të institucioneve legjitime të pakicës shqiptare përbën bashkëpjesëmarrje në një politikë përjashtuese, që sipas tij, udhëhiqet nga struktura politike në Beograd.

Ai shton se refuzimi i këtyre mjeteve financiare nuk dëmton vetëm Këshillin Kombëtar, por prek drejtpërdrejt edhe kategori të gjera përfituesish si nxënës, studentë, media, organizata të shoqërisë civile, bujq dhe fëmijë me nevoja të veçanta.

Kamberi thekson se për këtë çështje janë të informuar edhe mekanizmat ndërkombëtarë, por shpreh shqetësimin për mungesën e reagimit nga Bashkimi Evropian, OSBE-ja dhe aktorë të tjerë ndërkombëtarë.

Në reagimin e tij, ai ngre edhe pyetjen për heshtjen e ambasadës turke, duke kërkuar përgjegjësi për rolin e një institucioni financiar të lidhur me të.

Në fund, Kamberi bën thirrje për transparencë të plotë nga HalkBank, sqarim institucional mbi bazën ligjore të refuzimit dhe ndërprerjen e menjëhershme të praktikave diskriminuese.

Ai paralajmëron se, në të kundërtën, çështja do të ngrihet në instanca ndërkombëtare dhe para organeve gjyqësore si dëshmi e shkeljes së të drejtave të shqiptarëve në Serbi.


COMMENTS