HomeAktuale

Takim për forcimin e bashkëpunimit institucional dhe mbështetjen e shqiptarëve në rajon

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, së bashku deputet popullor Shaip Kamberi, kanë zhvilluar një takim me Ministrin për Evropën

Mustafi dënon gjuhën ofenduese të kryepolicit, Aleksandar Vullin
Betohen deputet e rinj, prezent edhe Kamberi
Çfarë solli dialogu shoqëror “Plani 7 pikësh-arsimi”?

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, së bashku deputet popullor Shaip Kamberi, kanë zhvilluar një takim me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, ku në fokus kanë qenë zhvillimet aktuale në Luginën e Preshevës, Sanxhak dhe më gjerë në rajon.

Siç njoftoi Rexhepi, gjatë takimit është theksuar nevoja për një angazhim më të fuqishëm të shtetit shqiptar në mbështetje të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, si dhe rëndësia e koordinimit të vazhdueshëm institucional për avancimin e të drejtave dhe interesave të tyre.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Beograd Bardhyl Canaj.

COMMENTS