HomeShoqëri

Përfaqësuesit e SBASHK-ut qëndruan në Bujanoc

Sot, gjatë ditës, për vizitë në Komunën e Bujanocit qëndruan përfaqësuesit e SBASHK-ut, të udhëhequr nga nënkryetarja Vjollca Shala dhe koordinato

Memeti: Ku mbetën laptopët e paguar nga komuna e Preshevës?
Padi lidhur me vendosjen e flamurit kombëtar
Unioni Demokratik Shqiptar pjesë e Listës “Alternativa Demokratike Shqiptare “

Sot, gjatë ditës, për vizitë në Komunën e Bujanocit qëndruan përfaqësuesit e SBASHK-ut, të udhëhequr nga nënkryetarja Vjollca Shala dhe koordinatori Ymer Ymeri, së bashku me bashkëpunëtorët e tyre.

Gjatë takimit me Kryetarin e Komunës, Arber Pajaziti, dhe Kryetarin e Kuvendit, Driton Rexhepi, u diskutua për forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.

Theks i veçantë iu kushtua shkëmbimit të përvojave sindikale, si dhe përfshirjes së mësimdhënësve të komunës në programet që zhvillon sindikata për ngritjen profesionale dhe avancimin e tyre në arsim.

Në kuadër të vizitës, delegacioni vizitoi edhe Shkollën Fillore “Muharrem Kadriu” në Tërrnoc, si dhe Ndërmarrjen Publike “Ujësjellësi” në Bujanoc.

COMMENTS