HomeKulturë

Arrijnë librat nga Shqipëria për bibliotekën dhe shkollat e Bujanocitt

Ka nisur sot konkretizimi i memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Bujanocit dhe Akademisë alternative shkencore “Rrënjët tona” nga Shq

“Ecje në janar në kuadër të Ditêve të Jonuz Musliut “(video)
Fikja e zjarrit në malet e Tërnocit, Nexhmedin ef. Saqipi falenderon vullnetarët
Rexhepi përsëri thumbon Arifin

Ka nisur sot konkretizimi i memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Bujanocit dhe Akademisë alternative shkencore “Rrënjët tona” nga Shqipëria, i nënshkruar  javë më parë mes kryetarit të komunës Arbër Pajaziti dhe drejtuesit të akademisë, Sazan Guri.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, komuna ka përfituar një donacion prej 1000 librash, të cilat përfshijnë tituj nga fusha të ndryshme si letërsia, filozofia, historia kombëtare dhe disiplina të tjera. Përveç Bibliotekës së qytetit, këto libra do t’u shpërndahen edhe shkollave në territorin e komunës.

Në ceremoninë e dorëzimit, në emër të kryetarit Pajaziti, librat i dorëzoi shefja e kabinetit, Albulena Beqiri Osmani, e cila theksoi rëndësinë e këtij donacioni për zhvillimin kulturor dhe arsimor.

Në realizimin e këtij bashkëpunimi rol të rëndësishëm ka pasur edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Beograd, Bardhyl Canaj, i cili ka kontribuar në forcimin e bashkëpunimit institucional dhe kulturor.

Ky donacion vlerësohet si një hap i rëndësishëm në drejtim të pasurimit të fondit librar dhe nxitjes së leximit, duke dëshmuar njëkohësisht për përkushtimin e Shqipërisë në ruajtjen dhe avancimin e kulturës dhe identitetit kombëtar në Luginën.

COMMENTS