HomeNë fokus

Kryetari Pajaziti merr pjesë në “Darkën e Bereqetit të Kosovës 2025”, nderohet me mirënjohje nga AKB

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka marrë pjesë sonte në mbrëmjen tradicionale “Darka e Bereqetit të Kosovës 2025”, të organizuar

Bujanoci së shpejti rishikon buxhetin e vitit 2024
Për Vitin e Ri lokalet deri në ora 18:00
Çfarë nuk do të punojë gjatë vikendit?

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka marrë pjesë sonte në mbrëmjen tradicionale “Darka e Bereqetit të Kosovës 2025”, të organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB).

Përveç pjesëmarrjes në këtë ngjarje të rëndësishme që bashkon përfaqësues të biznesit dhe institucioneve, kryetari Pajaziti është nderuar edhe me një mirënjohje nga organizatorët. Ai e ka vlerësuar këtë çmim si një shenjë respekti dhe motiv shtesë për të vazhduar angazhimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë me komunitetin e biznesit.

“Ky vlerësim është një motiv më tepër për të vazhduar punën dhe bashkëpunimin e ndërsjellë me komunitetin e biznesit”, ka theksuar Pajaziti, duke falënderuar AKB-në për ftesën dhe mikpritjen.

Ai ka uruar Aleancën Kosovare e Bizneseve për organizimin e suksesshëm të mbrëmjes, duke iu dëshiruar suksese dhe mbarësi në vitin që vjen, si dhe forcim të mëtejmë të rolit të biznesit në zhvillimin ekonomik.

COMMENTS