HomeAktuale

Paditë për asfaltim janë gjëra të tmerrshme

Anëtari i kryesisë së LPD-së, Nevzad Lutfiu, ka reaguar pas lajmit se mbi 200 persona kanë paditur Komunën e Bujanocit me arsyetimin se në pronat

Kryetari i KK të Preshevës, Sami Salihu, pritet nga kryetari i Komisionit të Jashtëm Parlamentar të Kosovës
Kanalizimi në një lagje të Letovicës
Koreografia protestuese: Pas tifozëve, sot edhe drejtuesit e KF Tërnoci në polici

Anëtari i kryesisë së LPD-së, Nevzad Lutfiu, ka reaguar pas lajmit se mbi 200 persona kanë paditur Komunën e Bujanocit me arsyetimin se në pronat e tyre, pa pëlqim, është shtruar asfalt nga organet komunale.

Lutfiu, që udhëhiqte edhe me KKSH-në, e cilëson këtë veprim si dëshpërues, duke theksuar se shumë prej atyre që sot paraqesin padi, dikur kanë kushtëzuar votën e tyre për të përfituar asfaltimin e rrugëve.

Sipas tij, reagimi i tyre aktual është “i tmerrshëm” dhe kërkon mobilizim të të gjitha forcave politike për ta mbrojtur komunën nga pasoja të tilla.

Ai shton se, bazuar në vëzhgimet e tij, edhe këtë vit janë asfaltuar disa rrugë private, duke e konsideruar këtë një problem që duhet trajtuar.

Lutfiu mbështet paralajmërimin e komunës se, në rast se paditë nuk tërhiqen, heqja e asfaltit nga shtrati i këtyre rrugëve do të ishte një vendim i drejtë.

COMMENTS