HomeAktuale

Zgjedhja e REM – it, proces i rregullt apo kontestues?

Deputetët e Kuvendit Popullor të Serbisë kanë zgjedhur tetë anëtarë të Këshillit të Trupit Rregullator për Mediat Elektronike (REM), ndërsa anëtar

KKSH 2022 (Nuk keni pa gjë, akoma)
KY ËSHTË PERSONI NGA PRESHEVA QË I SHPËTOI TRAGJEDISË SË AUTOBUSIT NË BULLGARI
KBI fton subjektet shqiptare t’i përgjigjen ftesës së PD-së për konsultime rreth koalicionit në Bujanoc

Deputetët e Kuvendit Popullor të Serbisë kanë zgjedhur tetë anëtarë të Këshillit të Trupit Rregullator për Mediat Elektronike (REM), ndërsa anëtari i nëntë, i propozuar nga këshillat kombëtare të pakicave kombëtare, nuk është zgjedhur.

Në përbërjen e re të Këshillit të REM-it janë zgjedhur:

  • Stevica Smederevac, i propozuar nga Avokati i Popullit, Komisioneri për Mbrojtjen e Barazisë dhe Komisioneri për Informacione me Rëndësi Publike dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
  • Milan Petković, në propozim të universiteteve të akredituara në Serbi.
  • Miloš Garić, i propozuar nga shoqatat e botuesve të mediave elektronike.
  • Mileva Malešić, e propozuar nga shoqatat e gazetarëve.
  • Ira Prodanov Krajišnik, e propozuar nga shoqatat e artistëve filmikë, skenikë dhe dramatikë, si dhe nga shoqatat e kompozitorëve.
  • Rodoljub Šabić, në propozim të shoqatave që kanë për qëllim realizimin e lirisë së shprehjes.
  • Dubravka Valić Nedeljković, e propozuar nga shoqatat që merren me mbrojtjen e fëmijëve.
  • Snežana Miljković, e propozuar nga kisha dhe bashkësitë fetare.

Asnjë nga kandidatët e propozuar nga këshillat kombëtare të pakicave kombëtare, përfshirë Këshillin Kombëtar Shqiptar, nuk mori mbështetjen e nevojshme parlamentare.

Kohëzgjatja e mandateve të anëtarëve të zgjedhur u përcaktua me short:

  • Dyvjeçare për përfaqësuesit e universiteteve, institucioneve të pavarura dhe shoqatave të botuesve të mediave elektronike.
  • Katërvjeçare për ata të propozuar nga shoqatat që merren me lirinë e shprehjes, këshillat kombëtare të pakicave dhe shoqatat e gazetarëve.
  • Gjashtëvjeçare për përfaqësuesit e shoqatave të kompozitorëve dhe artistëve dramatikë, skenikë e filmikë, organizatat për mbrojtjen e fëmijëve dhe bashkësitë fetare.
  • Reagimi i Këshillit Kombëtar Shqiptar

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Enkel Rexhepi, reagoi ashpër ndaj këtij vendimi, duke e cilësuar si një dëshmi të qartë të diskriminimit institucional ndaj pakicave kombëtare.

“Ky votim tregon se për qeverinë ksenofobe aktuale, as shqiptari, as boshnjaku nuk janë të pranueshëm. Refuzimi i kandidatëve të pakicave është shkelje e frymës së ligjit për Këshillat Kombëtare të Pakicave Kombëtare dhe tregon mungesë të plotë vullneti për përfaqësim të barabartë,” – deklaroi Rexhepi.

Ai theksoi se REM është një ndër institucionet më të politizuara, që në vend se të garantojë lirinë e mediave, është shndërruar në instrument të kontrollit qeveritar.

“Nëpër mediat që mbikëqyren prej REM-it, shqiptarët vazhdojnë të portretizohen në mënyrën më negative, ndërsa gjuha e urrejtjes ndaj pakicave, veçanërisht ndaj shqiptarëve, nuk sanksionohet. Përjashtimi i përfaqësuesve të pakicave nga ky organ nënkupton heshtje të qëllimshme ndaj diskriminimit mediatik,” – shtoi ai.

KKSH e dënon ashpër këtë praktikë përjashtuese dhe e cilëson si një hap prapa në rrugën e Serbisë drejt standardeve evropiane të barazisë dhe pluralizmit në media.

Reagimi i Bashkimit Evropian

Ndërkohë, shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Andreas von Beckerath, përshëndeti zgjedhjen e tetë anëtarëve të rinj të REM-it, por paralajmëroi se BE-ja do të ndjekë me kujdes mënyrën e funksionimit të këtij organi.

“Kur Këshilli i REM-it të fillojë punën, presim që të zbatojë plotësisht kompetencat e tij në përputhje me ligjin dhe standardet profesionale. Implementimi do të jetë thelbësor dhe BE-ja do ta ndjekë me vëmendje këtë proces,” – deklaroi Beckerath.

COMMENTS