HomePolitikë

Mustafi i PVD-së së Bujanocit në mbështetje të Hysenit të VV-së së Gjilanit

Kryetari i degës së Partisë për Veprim Demokratik (PVD) në Bujanoc, Ragmi Mustafi, ka shprehur përkrahjen e tij për kandidatin e Vetëvendosjes për

Aplikimi për kompenzimin e dëmeve nga vërshimet fillon qysh nesër
Fejton: Një tregim serbo-shqiptar: Jugosllavia dhe Drama e Kosovës (Pjesa 2)
Çifti nga Bujanoci e Presheva, doktorojnë në të njejtën ditë në Universitetin e Zagrebit

Kryetari i degës së Partisë për Veprim Demokratik (PVD) në Bujanoc, Ragmi Mustafi, ka shprehur përkrahjen e tij për kandidatin e Vetëvendosjes për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, në prag të zgjedhjeve lokale të së dielës.

Në një postim në rrjete sociale, Mustafi e ka cilësuar Hysenin si një lider “të drejtë, zhvillimor e me dinjitet kombëtar”, që “bashkon Anamoravën me Preshevën e Bujanocin”.

Sipas tij, Hyseni është “zëri i njerëzve të ndershëm, i rinisë, i ish-luftëtarëve të UÇPMB-së dhe i çdo qytetari që beson se drejtësia, puna dhe kujtesa janë themelet e progresit”.

Në fund, Mustafi u ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë më 9 nëntor për kandidatin me numrin 105, duke theksuar se bëhet fjalë për “Gjilanin që na bashkon të gjithëve”.

COMMENTS