HomeShoqëri

Kryetari Pajaziti në takim me përfaqësuesit e UNHCR-it në Serbi

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka zhvilluar një darkë pune me koordinatorin e UNHCR-it në Serbi,  Soufiane Adjali, dhe bashkëpunët

Vendim turpërues i Prokurorisë Themelore në Vranjë: Sramna odluka Osnovnog javnog tužilaštva u Vranju
Arrijnë librat nga Shqipëria për bibliotekën dhe shkollat e Bujanocitt
Unioni Demokratik Shqiptar pjesë e Listës “Alternativa Demokratike Shqiptare “

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka zhvilluar një darkë pune me koordinatorin e UNHCR-it në SerbiSoufiane Adjali, dhe bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë takimit u diskutua për projektet që komuna po i zbaton në bashkëpunim me UNHCR-in, si dhe për iniciativat e tjera në kuadër të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Në fokus të bisedës ishin përfitimet për komunën e Bujanocit, me theks të veçantë në përmirësimin e pozitës së kategorive sociale, forcimin e shërbimeve lokale dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim.

Kryetari Pajaziti theksoi se Bujanoci mbetet një partner i hapur dhe bashkëpunues për të gjithë miqtë nga bashkësia ndërkombëtare, me synim që përmes bashkëpunimit të përbashkët të avancohen kushtet e jetesës dhe mirëqenia e qytetarëve.

COMMENTS