Përditësuar... KF Tërnoci pëson dëme të mëdha financiare Organizimi i ndeshjes së xhiros së katërt, Tërnoci-Mlladost Bosilegrad, organizator

Përditësuar…
KF Tërnoci pëson dëme të mëdha financiare
Organizimi i ndeshjes së xhiros së katërt, Tërnoci-Mlladost Bosilegrad, organizatorit i ka kushtuar „me lëkurë“.
E gjithë ajo logjistikë ka pasur një kosto tejet të lartë për rrethanat e këtushme.
Vetëm pagesa e kompanisë së licencuar kap shumën e rreth 100.000 dinarëve. Shpenzimet tjera organizative janë edhe më të larta.
Ndërkohë, ndeshja nuk u zhvillua pasiqë skuadra mysafire nuk udhëtoi në Tërnoc.
I gjithë organizimi: Sigurimi privat, forcat shtesë të rendit, dy ekipe të ndihmës së shpejtë, shërbimi i zjarrëfikësve, pastrimi i tribunave dhe hapësirës përreth stadiumit….ishin masa të kërkuara nga Federata Rajonale e Futbollit dhe MPB-ja.
Shtrohet pyetja, pse këto masa janë të nevojshme vetëm në Tërnoc?
Diçka e ngjashme rrallë shihet edhe në duelet e Super Ligës së Serbisë.
A ka një qëllim në sfond?
Kujt i pengon KF Tërnoci dhe kush dëshiron dëmtimin e tij? Qoftë edhe financiarisht…
Njoftim nga KF Tërnoci
Ne gjithomë jemi të gatshëm dhe çdoherë në suaza të sportit
Për fatin e keq të shikuesve të shumtë të ekipit tonë, ndeshja e sotme me ekipin Mlladost nga Bosilegradi nuk u zhvillua pasi që mysafirët nuk udhëtuan në fushën tonë.
Sigurimi i të gjitha masave nga klubi ynë të kërkuara nga Federata dhe Policia dëshmon pjekurinë dhë gatishmërinë tonë se jemi në nivele shumë më të larta se sa mendojnë të tjerët.
Ne konsiderojmë se sporti bashkon njerëzit dhe se në futboll, fusha është ajo që tregon kualitetet e një skuadre.
Rezultati zyrtar 3:0 nuk na bën edhe shumë përshtypje.
Dëshira e flakët e djelmoshave tanë ishte që në fushë ta mundnim kundërshtarin pamëshirshëm!
Forca KF Tërnoci
Mysafirët nga Bosilegradi nuk shfaqen: Tërnoci- Mlladost 3:0 r.z.
Ndeshja e xhiros së katërt e Ligës Rajonale në futboll e paraparë për sot në ora 15.30, midis KF Tërnoci- dhe Mlladost Bosilegrad, nuk kanë nisur fare.
Kjo për faktin se mysafirët nuk kanë udhëtuar në Tërnoc.
Sipas rregullores, ndeshja pritet të regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0.
Ekipi vendës kishte siguruar të gjitha parakushtet për zhvillimin e ndeshjes.
Në tribuna të stadiumit kishin ardhur shumë shikues të cilët u shpërndanë të dëshpruar nga moszhvillimi i ndeshjes.
Ndeshja e sotme, nga ana e forcave të rendit ishte shpallur me rrezikshmëri të lartë.
COMMENTS