HomeSport

Cila ndeshje më e rrezikshme, në Tërnoc apo në Leskovc?

Edhepse nuk duhej të ishte kështu, sporti shpeshherë tejkalon suazat për çfarë realisht duhet të shërbejë. Futbolli, që në thelb është lojë dhe ar

Kamberi dhe Lutfiu takojnë emisarin Lajçak
Konfuzion: Ku të lajmërohen mjekët e Luginës, në komuna apo në KKSH?!
APN del nga koalicioni në Bujanoc(video)

Edhepse nuk duhej të ishte kështu, sporti shpeshherë tejkalon suazat për çfarë realisht duhet të shërbejë. Futbolli, që në thelb është lojë dhe argëtim, ndonjëherë kthehet në arenë tensioni e pasigurie.

Me padurim të madh po pritet ndeshja e 11 tetorit në Leskovc, midis Serbisë dhe Shqipërisë, e cila tashmë është konsideruar si ndeshje me rrezik të lartë.

Por, askush nuk do ta kishte menduar se një tjetër ndeshje, këtë fundjavë, do të mbante pothuajse të njëjtin epitet.

Bëhet fjalë për përballjen në Tërnoc, ku KF Tërnoci pret ekipin e Mlladostit nga Bosilegradi.

Për habi të të gjithëve, Federata e Futbollit e ka kategorizuar këtë ndeshje si shumë të rrezikshme, ndërsa një vlerësim të ngjashëm ka dhënë edhe policia.

Sipas informacioneve që ka siguruar FOLonline, plot katër ditë para ndeshjes, strukturat e policisë të prira nga eprorët e tyre kanë inspektuar stadiumin e Tërnocit.

Ndërkohë, merret vesh se masat e kërkuara nga autoritetet janë të ashpra:

• Që katër orë para fillimit të lojës, N.P. Komunalia të pastrojë hapësirën përreth stadiumit.
• Të jetë prezent shërbimi i zjarrfikësve me të gjithë logjistikën e nevojshme.
• Të ketë të pranishëm të paktën një ekip kujdestar të ndihmës së shpejtë me automjet.
• Sigurimi i licencuar të jetë në terren gjatë gjithë kohës.
• Ndalesa e kanaqeve, shisheve dhe mjeteve tjera të forta, etj.

Madje, është shkuar edhe më tej: Siç merret vesh, para, gjatë dhe pas ndeshjes, edhe pse jo brenda stadiumit, një njësi e për reagime të shpejta e xhandarmërisë do të qëndrojë në gjendje gatishmërie të plotë.

Arsyeja për këto masa të jashtëzakonshme lidhet me incidentin e muajit prill në Bosilegrad, ku ndeshja midis dy klubeve u ndërpre pas ndërhyrjes së policisë pa autorizim, e cila përfundoi me grushtimin e futbollistit të Tërnocit, Veton Zeqiri.

Kështu, Tërnoci mund të jetë i “blinduar” ditën e diel, ndërsa burime të portalit tregojnë se tifozët mund t’i nënshtrohen kontrolleve gjatë hyrjes në stadium.

Ndeshja midis KF Tërnocit dhe Mlladostit të Bosilegradit është paraparë të zhvillohet të dielën, me fillim nga ora 15:30.

COMMENTS