Pas dy ditësh stërvitje seleksionuese në Prishtinë, Federata e Basketbollit të Kosovës ka përzgjedhur lojtarët dhe lojtaret që do të jenë pjesë e

Pas dy ditësh stërvitje seleksionuese në Prishtinë, Federata e Basketbollit të Kosovës ka përzgjedhur lojtarët dhe lojtaret që do të jenë pjesë e Kampit Nacional – një nga fazat më të rëndësishme në ndërtimin e përfaqësueses së së ardhmes.
Njoftim i KB Elita nga Bujanoci
Me shumë kënaqësi dhe krenari, ju njoftojmë se lojtarja jonë Nejira Zeqiri është përzgjedhur ndër më të mirat!
Ky është një sukses i madh, jo vetëm për Nejirën, por edhe për klubin tonë dhe për gjithë qytetin që e përfaqëson me dinjitet. Ajo ka treguar përkushtim, disiplinë dhe talent – vlera që janë thelbësore në sportin e basketbollit.
Urime për këtë arritje të merituar!
Suksesi i Nejirës është motivim për të gjithë ne që të punojmë edhe më shumë, për të krijuar mundësi dhe hapësira për gjeneratat e reja.
Ne do të vazhdojmë të investojmë në zhvillimin e sportistëve tanë, me përkushtim dhe dashuri për lojën, duke ndërtuar një të ardhme të ndritur për sportin tonë!

COMMENTS