HomeSport

Kryetari Pajaziti pret përfaqësuesit e klubeve nga trojet etnike

Në prag të fillimit të Turneut Mbarëkombëtar në Futboll "Tërnoci 2025", kryetari i komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka pritur përfaqësuesit e

Krerët e komunës së Preshevës takojnë ambasadorin e Turqisë
Zgjedhjet përsëriten në një vendvotim në Preshevë, ankesa për dy vendvotime në Bujanoc
Kryetari Pajaziti falënderon presidenten Osmani për angazhimin në mbrojtje të shqiptarëve të Luginës

Në prag të fillimit të Turneut Mbarëkombëtar në Futboll “Tërnoci 2025”, kryetari i komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka pritur përfaqësuesit e klubeve pjesëmarrëse nga Durrêsi, Tetova, Peja dhe Ulqini, si dhe kordinatorët e eventit.

Postimi i Pajazitit pas takimit:

Pata kënaqësinë e veçantë të mirëpres përfaqësuesit e ekipeve pjesëmarrëse të Turneut Mbarëkombëtar në Futboll “Tërnoci 2025” nga Durrësi, Peja, Tetova dhe Ulqini, bashkë me koordinatorët e këtij eventi.

Ky është një moment i veçantë dhe një nder i madh për Komunën e Bujanocit që sivjet jemi nikoqirë të këtij turneu jubilar, i 20-ti me radhë.

Ky turne, i cili tashmë është shndërruar në një traditë të qëndrueshme sportive e kulturore, nuk është vetëm një ngjarje futbolli. Ai është shumë më tepër një manifestim i përbashkët i identitetit tonë kombëtar, një urë lidhëse mes shqiptarëve nga të gjitha trevat, dhe një dëshmi se sporti mund të shërbejë si mjet i fuqishëm bashkimi dhe bashkëpunimi.

Për ne si komunë, organizimi i këtij edicioni të veçantë përbën një përgjegjësi dhe një mundësi për të treguar mikpritjen, kulturën dhe energjinë rinore që e karakterizon Bujanocin.

Jam i bindur se ky turne do të jetë i suksesshëm, me gara të ndershme dhe me mesazhe të fuqishme të unitetit dhe respektit të ndërsjellë.

U uroj suksese të gjitha ekipeve dhe falënderoj organizatorët për përkushtimin që ky turne të jetë gjithnjë në nivelin më të lartë.

COMMENTS