HomeAktuale

TK kërkon shqyrtimin e vendosjes së portretit, Pajaziti fton qytetarët në manifestimin “Ditët e Komandant Lleshit”

Ndërsa Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë i ka kërkuar kryetarit të komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, që të shqyrtojë heqjen

Ku dhe si e pritën Vitin e Ri politikanët e Bujanocit?
𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐚 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐚𝐭 𝐞 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐢𝐮𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐢𝐚𝐥𝐨𝐠 𝐧𝐞̈ 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢 𝐚𝐧𝐮𝐥𝐨𝐧 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐊𝐊𝐒𝐡 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐮𝐛𝐯𝐞𝐧𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐭 𝐞 𝐟𝐞𝐫𝐦𝐞𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐋𝐮𝐠𝐢𝐧𝐚 𝐞 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐡𝐞𝐯𝐞̈s.
Kamberi rizgjidhet deputet

Ndërsa Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë i ka kërkuar kryetarit të komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, që të shqyrtojë heqjen e portretit të Komandant Lleshit të vendosur në sheshin qendror të qytetit, ky i fundit ka publikuar agjendën e manifestimit treditor që do të mbahet në fundjavë dhe ka ftuar qytetarët për pjesëmarrje masive.

Përmes postimit në Facebook, Pajaziti ka prezantuar programin e plotë të aktivitetit, i cili do të përfshijë vizitë në muze, homazhe, koncerte, etj.

„Ju ftojmë të bëheni pjesë e manifestimit “Ditët e Komandant Lleshit”, një homazh dinjitoz për figurën më sublime të historisë sonë më të re, Komandant Lleshin – simbol i qëndresës, i lirisë dhe i sakrificës.

Përmes vizitave, homazheve dhe koncertit përkujtimor, le të tregojmë mirënjohjen tonë të thellë dhe të ruajmë me nder kujtimin e tij“, ka theksuar Pajaziti.

Portreti i vendosur në qendër të qytetit ka nxitur reagimin e Trupit Koordinues, i cili e ka konsideruar atë si “element që nuk i kontribuon frymës së bashkëjetesës në një mjedis multietnik”.

Me tone kritike ndaj kumtesës së Trupit Kordinues janë pronocuar edhe personalitete të opozitës së Bujanocit.

Nga ana tjetër, kryetari Pajaziti nuk është prononcuar drejtpërdrejt për kërkesën e Trupit Koordinues, duke fokusuar vëmendjen në organizimin e manifestimit në fjalë.

COMMENTS