HomeShoqëri

Komuna e Bujanocit rishikon buxhetin për herën e dytë

Këshilli Komunal i komunës së Bujanocit ka rishikuar sot buxhetin e vitit 2024 për herën e dytë. Nga rreth dy miliardë të parapara me buxhetin

Debat publik për sfidat dhe bashkëpunimin midis etnive
Vaksinimi për komunë të Bujanocit tek fakulteti ekonomik
Bujanoci dhe Kamenica thellojnë bashkëpunimin

Këshilli Komunal i komunës së Bujanocit ka rishikuar sot buxhetin e vitit 2024 për herën e dytë.

Nga rreth dy miliardë të parapara me buxhetin fillestar, sot me rishikim, buxheti u votua me 1.489.000.000 dinarë.

Në rishikimin e parë, vlera e buxhetit ishte 1.455.000.000 dinarë.

Diferenca shtesë prej 34 milionë dinarëve, midis dy rishikimeve, ka të bëj me shpërndarjen e mjeteve të Trupit Kordinues.

Për të kaluar rishikimi i dytë buxhetor duhet aprovimi në seancën e ardhshme të Kuvendit Komunal e cila është caktuar për ditën e hënë.

COMMENTS