HomeAktuale

Qeveria e Kosovës mbështet bujqit e Luginës, së shpejti thirrja publike

Qeveria e Kosovës do të mbështes bujqit shqoptarë nga Lugina. Kështu u bë e ditur pas një takimi midis zv/ kryeministrit të ekzekutivit kosovar

Cilat ditë do të ketë përsëri reshje dhe si do të jetë moti?
Musliu takon ministrin kosovar të mbrojtjes
SIMPO me fabrikë të re në Bujanoc, punësohen 50 persona

Qeveria e Kosovës do të mbështes bujqit shqoptarë nga Lugina.

Kështu u bë e ditur pas një takimi midis zv/ kryeministrit të ekzekutivit kosovar, Besnik Bislimi dhe kryetarit të KKSH, Nevzad Lutfiu.

Ky i fundit zbardhi detajet nga takimi.

Postimi i Lutfiut:

Qeveria e Republikës së Kosovës do t’i mbështesë bujqit shqiptarë të Luginës së Preshevës me qëllim ruajtjen dhe avancimin e kulturës bujqësore në vendin tonë, dakordim nga takimi që patëm me zëvendëskryeministrin e Kosovës, z.Besnik Bislimi.

Thirrja do të hapet shumë shpejt!

Sqarime të hollësishëme do të shpalosim ditëve në vijim.

Ndërkohë, kjo nismë është përshëndetur nga kryetarët e komunave të Bujanocit dhe Preshevës, Arbër Pajaziti dhe Ardita Sinani.

Postimi i Pajazitit:

Përshëndesim nismën e Qeverisë së Kosovës për të mbështetur bujqit

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të mbështetur bujqit në Luginë është i qëlluar dhe vie në kohën e duar.

Gadishmëria e ekzekutivit kosovar për t’i dalë në ndihmë kësaj shtrese vitale të bashkëqytetarëve tanë tregon përkushtimin institucional dhe vëllazëror për të sforcuar çdo veprimtari shoqërore në Luginë.

Shpresojmë se kjo formë e mbështetjes do të shkojë aty ku duhet duke u shpërndarë sipas kritereve të qarta dhe transparente.

Jemi të bindur se dorën e investimeve direkte dhe  serioze të shtetit të Kosovës do ta ndjejnë edhe shtresat tjera të popullatës tonë.

Faleminderit Qeverisë së Republikës së Kosovës, faleminderit popullit kosovar!

Postimi i Sinanit:

🌱 Bujqësia dhe blegtoria në komunën tonë, përveç që janë traditë, përbëjnë edhe një shtyllë të rëndësishme për ekonominë dhe mbijetesën e shumë familjeve.🌾🐄 Me këtë mbështetje, hapen gjithashtu mundësi të reja për zhvillimin e agroturizmit, i cili mund të sjellë përfitime të mëdha ekonomike dhe të rrisë atraktivitetin e Luginës së Preshevës si destinacion turistik.

Subvencionimi për bujqit dhe blegtorët nga Lugina e Preshevës është një hap domethënës në përkrahjen e vazhdueshme që Qeveria e Kosovës po jep për ruajtjen dhe zhvillimin e potencialit tonë kombëtar. Kjo mbështetje nuk është vetëm ndihmë financiare, por edhe një nxitje për rritjen e kapaciteteve tona, duke përfshirë këtu edhe agroturizmin, i cili lidhet ngushtë me zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë.

  1. Kryeministër Albin Kurti, ju falënderojmë që çdo ide dhe angazhim po e ktheni në veprime konkrete! 🙌 Faleminderit për gjithçka që po bëni për ne në Luginën e Preshevës! 💚

Një falënderim i veçantë shkon edhe për zv. Kryeministrin Besnik Bislimi për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që po tregon në këtë drejtim. 🙏

Faleminderit Qeverisë së Republikës së Kosovës për këtë përkrahje të madhe, e cila jo vetëm që ndihmon bujqësinë dhe blegtorinë, por krijon edhe mundësi të reja për zhvillimin e agroturizmit, duke rritur ekonominë lokale dhe promovuar potencialin e Luginës së Preshevës si një destinacion unik.

COMMENTS