HomePolitikë

Rritja e investimeve prej 100 milionë dinarë për Luginën, Qeveria e Serbisë refuzon propozimin e Kamberit (dokument)

Qeveria e Serbisë ka hedhur poshtë Amandamentin e deputetit Shaip Kamberi, për rritjen e buxhetit të Trupit Kordinues në vlerë shtesë prej 100 mli

Asfaltohen disa rrugë në Konçul
Sheshi shndërrohet në arenë motokultivatorësh dhe hekrishtash
KAMBERI: PAGAT MË TË ULËTA NË LUGINË SE PAGA MESATARE NË SERBI DËSHMOJNË THELLIMIN E PABARAZIVE ETNIKE DHE TERRITORIALE NGA ANA E PUSHTETIT

Qeveria e Serbisë ka hedhur poshtë Amandamentin e deputetit Shaip Kamberi, për rritjen e buxhetit të Trupit Kordinues në vlerë shtesë prej 100 mlionë dinarë në kuadër të vitit aktual kalendarik.

Kamberi paraqiti këtë amandament në seancën plenare të Parlamentit ku diskutohej rishikimi i buxhetit për vitin 2024.

Në dokumentin e paraqitur me shkrim, Kamberi kishte kërkuar që buxheti i Trupit Kordinues të rritej nga 255.690.000 në 355.690.000 dinarë, shkruan FOLonline.

Propozimin e tij Kamberi e kishte arsyetuar me faktin se me këto mjete do të kishte më tepër zhvillim në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Mëdvegjës, sidomos në aspektin infrastrukturor.

Ai ka përmendur edhe të dhënën se këto konlmuna janë më të pazhvilluara në nivel shteti ndërsa buxheti i Trupit Kordinues mbetet i njejti që nga ai i vitit 2015.

Kjo nuk është hera e parë që Qeveria refuzon shtimin e mjeteve financiare kur janë në pyetje komunat e Luginës.

Propozimet e Kamberit por edhe të deputetëve të tjerë shqiptarë janë refuzuar gjithnjë edhe në miratimin e buxheteve vjetore në fund të vitit.

COMMENTS