HomeKronikë

Edhe një mbishkrim kundër shqiptarëve në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc

Në njërën nga hyrjet e shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, gjegjësisht tek dispanzeri i fëmijëve, është shfaqur një pankartë me mbishkrimin “ Vdekje

Presidenti Begaj: Në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Luginës
Ambasadori i Serbisë në Bullgari: Qytetari i  Serbisë nga Presheva në gjendje të mirë
Përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-së vizitë në Luginë

Në njërën nga hyrjet e shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, gjegjësisht tek dispanzeri i fëmijëve, është shfaqur një pankartë me mbishkrimin “ Vdekje shqiptarëve, nuk ju duam, Kosova është Serbi”.

Letra ishte vendosur në xhamin e derës hyrëse dhe mbahej me ngjitës.

Përmbajtja është shkruar në gjuhën serbe dhe me shkrimin cirilik.

Mësohet se drejtuesit e shtëpisë së shëndetit lidhur me rastin kanë njoftuar policinë e cila ka dal në vendin e ngjarjes.

Kjo është hera e dytë që brenda pak ditëve në shtëpinë e shëndetit shfaqen përmbajtje kundër shqiptarëve.

Javën e kaluar në oborrin e këtij institucioni shëndetësor ishte shkruar një grafit „vdekje shqiptarëve“.

Autoritetet akoma nuk kanë zbuluar autorët e këtyre veprave nxitëse.

COMMENTS