HomeAktuale

Mbledhja e parë e Këshillit Komunal në Preshevë

Nën kryesimin e kryetares, Ardita Sinani, sot është takuar Këshilli Komunal në përbërjen e re. Detajet nga takimi i solli vet kryetarja Sinani,

Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: Zona Tokësore e Sigurisë, poligon për veprime të reja (pjesa 21)
Kah po shkojnë mjetet e donatorëve të huaj për Jugun e Serbisë?
Çfarë nuk do të punojë gjatë vikendit?

Nën kryesimin e kryetares, Ardita Sinani, sot është takuar Këshilli Komunal në përbërjen e re.

Detajet nga takimi i solli vet kryetarja Sinani, përmes një postimi në Favebook.

Postimi i saj:

Sot, në mbledhjen e parë të rregullt të Këshillit Komunal, patëm disa pika të rendit të ditës.

Miratimi i Rregullores së re të punës së Këshillit Komunal, ishte njëra nga pikat e sotme.

Poashtu, sot si organ kompetent, shpallëm Konkursin për kryeshef dhe zëvendës kryeshef të Administratës Komunale.

Formimi i komisioneve të domosdoshme për punë efikase të Administratës, gjithashtu ishte pikë e rëndësishme në mbledhjen e sotme.

Komuna e Preshevës ka nevojë për Administratë sa më afër qytetarit.

COMMENTS