HomeShoqëri

Pajaziti: Komunalia përgjegjëse për deponinë, tash e tutje dikush duhet të jep llogari

Kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka theksuar sot se i takon N.P. „Komunalia „ të menaxhojë me deponinë e qytetit. Numri një i Bujanocit ka

Drejtuesit e LDK-së takojnë deputetin Kamberi
KAMBERI: NJË LISTË E VETME ZGJEDHORE SHQIPTARE NË MEDVEGJË !
Qeveria e Kosovës ndan 70 mijë euro për blerjen e librave për nxënësit e Luginës

Kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka theksuar sot se i takon N.P. „Komunalia „ të menaxhojë me deponinë e qytetit.

Numri një i Bujanocit ka shtuar se kujdestaria rigoroze 24 orëshe në deponi dhe menaxhmenti nga kjo ndërmarrje duhet të përkujdesen që mos të përsëriten zjarret si ditëve të kaluara, në të kundertën ka thënë se janë bashkëfajtorë për zjarrëvënien dhe se do të ndiqen edhe penalisht.

Postimi i Pajazitit:

Situata me zjarrin në deponinë e qytetit është vënë nën kontroll, por kjo nuk do të thotë se problemi është zgjidhur.

Për punën e bërë në orët e fundit në shuarjen e tij kontribut dhanë stafi i N.P. Komunalia, zjarrëfikësit, udhëheqësit e Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme dhe firma private “Shera beton “ e cila ka kontratë aktuale me komunën për reagim në situata të këtilla.

Duke qenë në vendngjarje dua të sigurojë qytetarët se ky problem shumë shpejt do të zgjidhet njëherë e përgjithmonë.
Fillimisht duhet të pranojmë se për deponinë e qytetit përgjegjëse është kryekput N.P. Komunalia.
Nga kjo ndërmarrje kanë marrë obligime që 24 orë të kujdestarojnë tek deponia.

Por, tash e tutje do të shohim se sa po rrespektohet ky orar?!
Është e pamundur që zjarri të shpërthejë vetvetiu e mos të shuhet kur ka kujdestari?!
Është edhe aq e palogjikshme që duke patur kujdestari dikush t’ia vë zjarrin deponisë qëllimshëm!
Çdo zjarrë që shpërthen në përmasat çfarë kemi parë ditët e fundit do të ketë fajtorët ose bashkëpjesëmarrësit në krim.

Organet gjegjëse të Komunalisë dhe kujdestarët të cilët ngarkohen me detyrën e turneve do ta bartin barrën e përgjegjësisë maksimale përfshirë edhe atë penale.
Nuk mund të pësojë një komunë e tërë nga dikush që nuk rrespekton detyrat dhe përgjegjësitë e veta.

Bashkëqytetarët tanë nuk i kanë askujt borxh helmimin nga ajri i ndotur.

COMMENTS