HomeNë fokus

Sulm fizik ndaj tre zyrtarëve të komunës së Bujanocit, rrëmujë e paparë sot në godinën e administratës

Tre zyrtarë të Administratës Komunale të Bujanocit kanë pësuar lëndime në vendet e tyre të punës derisa janë sulmuar paraditen e sotme nga dy pers

Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: “Plani i Çoviqit” për zgjidhjen e krizës në Serbinë e Jugut (pjesa 31)
Presidentja Osmani priti në takim një delegacion të Këshillit Kombëtar Shqiptar për Luginën e Preshevës
Treshja LPD, PD dhe PVD, kanë një ofertë për FPN-në: Po bëhemi bashkë në koalicion

Tre zyrtarë të Administratës Komunale të Bujanocit kanë pësuar lëndime në vendet e tyre të punës derisa janë sulmuar paraditen e sotme nga dy persona (meshkuj), për të cilët thuhet se janë vëllezër, kanë konfirmuar për FOLonline burime brenda kësaj administrate.

Sipas të njejtave burime, pas konfliktit verbal, vëllezërit nga Bujanoci ( emra të njohur për redaksinë) kishin sulmuar fizikisht Metin Ramizin, kryeshefin e inspekcionit komunal, ndërsa në tentim të qetësimit të situatës, sulmohen edhe Fadil Haliti, kryeshef i zhvillimit ekonomik dhe Agon Islami, inspektor komunal i arsimit.

Bëhet e ditur se zyrtarët komunal me këtë rast kanë pësuar lëndime të lehta trupore nga dhuna fizike e ushtruar ndaj tyre.

“Zënka më pas vazhdoi edhe në koridoret e administratës ku përfshihen edhe të punësuar tjerë duke u munduar ta qetësojnë gjendjen. Edhe këtu këmbehen ca grushta mes palëve të përfshira si pasojë e tollovisë së krijuar”, theksojnë burimet.

Më pas në vend ngjarje arrijnë policia dhe ndihma e shpejt, ndërsa pas dëshmive të protagonistëve Prokuroria përgjegjëse mo merret me trajtimin e rastit.

Deri më tash nuk dihet nëse janë shqiptuar ose jo masa ndaj pjesëmarrësve në konfliktin e sotëm.

COMMENTS