HomePolitikë

Pajaziti deklarohet pas marrëveshjes: U desh të vepronim sepse e bënin të tjerët

Udhëheqësi i Frontit për Ndryshim, Arbër Pajaziti, është deklaruar sot pas marrëveshjes për koalicionin qeverisës në Bujanoc. Pajaziti ka shpre

Xadi e çel kuletën, fillon pagesa e mjeteve të Kosovës
Ja përse sivjet nuk ka shkuarje në Haxh për shtetasit e Serbisë
Konsultime në Preshevë në prag të takimit me Vuçiqin

Udhëheqësi i Frontit për Ndryshim, Arbër Pajaziti, është deklaruar sot pas marrëveshjes për koalicionin qeverisës në Bujanoc.

Pajaziti ka shprehur arsyet e nënshkrimit të marrëveshjes duke shtuar se shqiptarët vazhdojnë t’i mbajnë instancat kyçe në komunë.

Postimi i Pajazitit:

Të nderuar qytetarë të komunës së Bujanocit,

Kur po bëhen gati dy muaj nga mbajtja e zgjedhjeve lokale e tre javë nga çertifikimi i rezultateve të tyre, akoma nuk janë ndërtuar institucionet e reja të cilat shprehin vullnetin e zgjedhësve.

Si fitues të këtyre zgjedhjeve, me sinqeritetin më të madh jemi përpjekur të krijojmë një shumicë qeverisëse me subjektet politike shqiptare.
Duke u nisur nga ky fakt, kemi ftuar dy herë në biseda përfaqësuesit e tyre për të krijuar një bashkëpunim qeverisës.

Përveç ftesave zyrtare, përmes kanaleve të komunikimit jemi munduar me dhjetëra herë të gjejmë ura koperimi.
Për fat të keq, gjithnjë kemi hasur në refuzim por edhe në injorim.

Nga ana tjetër, tre listat shqiptare kanë vazhduar intenzivisht takimet dhe bisedat me subjektet serbe për të krijuar koalicion për pushtetin lokal.
Derisa i ndanin edhe pozitat mes veti, tek kryministri Kurti neve na paraqisnin si joshqiptarë dhe si frenues të mundësisë për unifikim.

Marrë parasysh këto fakte si dhe duke marë mësim nga Këshilli Nacional ku nuk u rrespektua parimi i fituesit, kemi qenë të shtrënguar të veprojmë për të mbrojtuar verdiktin e popullit të shprehur në zgjedhje.

Andaj, dje kemi firmosur marrëveshje koalicioni me listat zgjedhore që përfaqësojnë serbët dhe romët lokal.
Edhe pse mund të duket si bumerang, kemi bër dicka që parardhësit politikanë shqiptarë e kishin bër plot 18 vjet.
Bile, për dallim prej tyre, ne, dhe të gjithë shqiptarët, do të zotërojmë shumë më tepër pozita e pushtet se sa në të kaluarën.

Instancat kyçe të komunës do të vazhdojnë të udhëhiqen dhe menaxhohen nga shqiptarët.
Bashkombasit tanë si dhe të gjithë qytetarët tjerë do të kenë rastin të shohin se si është të jesh gjithnjë pranë tyre.
Nuk ka nevojë askush të frigohet apo revoltohet.

E keqja do të mbetet pas dhe do të trumfojë e mira.

COMMENTS