HomeKulturë

“Gjurmët e së kaluarës”, ekspozitë virtuale për personalitete të shquara të Luginës

Në shtëpinë e kulturës, në Bujanoc, Qendra Kulturore-Qendra B ka shfaqur premierën e ekspozitës virtuale kushtuar 10 personaliteteve të shquara të

Binjakëzimi me Gjirokastrën, Veliaj qytetar nderi, vazhdim mandati për drejtorët
Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Driton Rexhepi, falënderon këshilltarët për kulturën e lartë të debatit
Shënohet 25-vjetori i themelimit të Trupit Koordinues në Banjë të Bujanocit

Në shtëpinë e kulturës, në Bujanoc, Qendra Kulturore-Qendra B ka shfaqur premierën e ekspozitës virtuale kushtuar 10 personaliteteve të shquara të Luginës.

Me këtë rast, para të ftuarave dhe auditorit u prezantuan biografitë e tyre që kishin lënë gjurmë dhe frymëzuar shumë gjenerata.

Arsimi, kultura, sporti, shëndetësia, emancipimi i gruas dhe shumë sfera tjera ishin segmentet ku personalitetet e trajtuara në ekspozitë u shquan për kontributin e dhënë.

Në mesin e shumë individëve që kontribuan në Luginë, në projekt u përfshinë shtjellimi i jetës dhe veprës së : Qerim Arifit, Sadete Preshevës, Agron Boriçit, Hasan Kadriut, Xhahit Ramadanit, Vjollca Sadikut, Hasan Hajrullahut, Shaban Xheladinit, Skender Gashit dhe Rexhep Adilit.

Projekti në fjalë është mbështetur nga Ministria për të Drejtat e Njeriut, Pakicave dhe Dialogut Shoqëror në Republikën e Serbisë.

COMMENTS