HomeNë fokus

Ndahen mandatet e këshilltarëve në Kuvendin Komunal të Bujanocit, fillon ecja e afatit për zgjedhjen e institucioneve të reja (dokument)

Komisioni Komunal Zgjedhor në Bujanoc ka shpallur sot aktvendimin për ndarjen e mandateve të këshilltarëve në Kuvendin Komunal, shkruan FOLonline.

“Tour de Lugina 2026” mblodhi çiklistë nga Lugina dhe më gjerë
Bujanoci për një ditë nga nga dy ministri 21.666.000 dinarë
Këto janë variantet që Kamberi të zgjedhet deputet

Komisioni Komunal Zgjedhor në Bujanoc ka shpallur sot aktvendimin për ndarjen e mandateve të këshilltarëve në Kuvendin Komunal, shkruan FOLonline.

Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të dy qershorit, Frontit për Ndryshim i takuan 8 mandate, partisë së presidentit Vuçiq 7, Lëvizjes së Progresit Demokratik 7, Partisë Demokratike 6, Partisë për Veprim Demokratik 5, Grupit të qytetarëve-Dr.Dejan Stojanoviq 5, listës së romëve të bashkuar 2 dhe 1 mandat grupacionit rreth Sasha Arsiq.

Me vendimin e sotëm ka nisur edhe ecaja e afateve për themelimin e institucioneve të reja të vetqeverisjes lokale.

Deri në 30 ditë nga dita e sotme duhet të konstituohet Kuvendi Komunal i Bujanocit ndërsa zgjedhja e kryetarit të  komunës dhe Këshillit Komunal ka një afat tjetër shtesë, poashtu deri në 30 ditë.

Lista e këshilltarëve të certifikuar: 👇

Решење о додели мандата кандидатима за одборнике СО Бујановац

COMMENTS