HomeShoqëri

700 maska për nxënësit e Sh. F. „ M.Kadriu „ në Tërnoc

Shkolla Fillore „ Muharrem Kadriu „ në Tërnoc sot është pajisur me 700 maska mbrojtëse për nxënësit e saj. E gjithë kjo është realizuar fal donacio

Thirje për regjistrim nga Ministria për Pakica e R. së Serbisë
Kryeministri Kurti takoi përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc
LMT mban orë mësimore me fëmijët e diasporës


Shkolla Fillore „ Muharrem Kadriu „ në Tërnoc sot është pajisur me 700 maska mbrojtëse për nxënësit e saj.
E gjithë kjo është realizuar fal donacionit të pronarit të „ Sara Market „, Enis Shabanit „, shkruan FOLonline.
Duke e përshëndetur një gjest të këtillë drejtori i kësaj shkolle, Naser Zairi, u shpreh tejet mirënjohës ndaj Shabanit.
„ Vërtetë është për t’u përshëndetur ky veprim ngase të paktën prindërve do t’ia heq një shpenzim sado i vogël të jetë „ , deklaroi Zairi pas pranimit të donacionit.
Nga ana e tij Enis Shabani theksoi se ndjenë edhe obligim moral për të përkrahur këtë shkollë.
„ Edhe unë kam ndjekur mësimin në këtë shkollë dhe se e di çfarë do të thotë të jesh nxënës, kështu që në shenjë respekti sot dhurova këtë donacion „, potencoi Shabani.
Kujtojmë se në fillimin e vitit të ri shkollor nga 1 shtatori, Ministria e Arsimit e ka bërë të obliguar bartjen e maskave si për nxënësit ashtu edhe për stafin e mësimdhënësve.

COMMENTS