HomeShoqëri

67 familje përfitojnë nga programi për efikasitet energjetik

19.1 milionë dinarë për investime që synojnë përmirësimin e kushteve të banimit dhe uljen e shpenzimeve për energji. Në Bujanoc janë nënshkruar k

„ Dita e Diasporës „ shndërrohet në Anti – COVID
Përse fluturuan helikopterët mbi Tërnoc? Ja si përgjigjet Ministria e Mbrojtjes
Vendim konfuz pēr hyrjen nē Kosovē

19.1 milionë dinarë për investime që synojnë përmirësimin e kushteve të banimit dhe uljen e shpenzimeve për energji.

Në Bujanoc janë nënshkruar kontratat me 67 përfitues të programit për efikasitet energjetik, i cili realizohet në bashkëpunim mes Komunës së Bujanocit dhe Ministrisë së Minierave dhe Energjisë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, sipas të cilit vlera e përgjithshme e programit arrin në 19 milionë e 100 mijë dinarë.

Programi synon përmirësimin e kushteve të banimit, rritjen e efikasitetit energjetik të shtëpive dhe uljen e shpenzimeve të familjeve për energji.

Me këtë rast, Pajaziti u ka uruar përfituesve realizimin e investimeve, të cilat pritet të kontribuojnë në krijimin e kushteve më të mira dhe shtëpive më të ngrohta.

COMMENTS