HomeSport

Vajzat e KV Flaka pjesëmarrëse në turneun “Beach Volley U14” në Ferizaj

Më 28 qershor 2025, në Ferizaj u mbajt turneu i volejbollit në rërë për grupmoshën U14, i organizuar nga KV Kastrioti. Në mesin e pjesëmarrësve is

Bujanoci do të lidhet edhe me një autostradë ?
Mjetet për bujqit: Përveç se KKSH-së mos u dezorientohuni
Sallamadi nē “Naim Frashēri” tē Bujanocit, nxēnēsit s’e dinē kē e kanē mēsues!

Më 28 qershor 2025, në Ferizaj u mbajt turneu i volejbollit në rërë për grupmoshën U14, i organizuar nga KV Kastrioti. Në mesin e pjesëmarrësve ishin edhe vajzat e klubit të volejbollit Flaka nga Bujanoci.

“Te shtunen me 28.06.2025, ne turneun e Beach Volley për grupmoshën U14 të cilin e organizoi KV Kastrioti nga Ferizaji, ishin të ftuara edhe vajzat e klubit tonë”, thuhet në njoftimin e KV Flaka.

Turneu u zhvillua në ambientin e pishinës “Abi Volley”, ku, siç shprehet klubi bujanocas, “vajzat e reja të kësaj grupmoshe u argëtuan, u shoqëruan mes veti dhe na dhanë emocione me lojën e mirë që e treguan në fushë”.

Për KV Flaka, kjo ishte një përvojë e re, por ekipi arriti të sigurojë vendin e tretë dhe të shpërblehet me medalje. “Kjo ishte një sfidë dhe përvojë e re, megjithatë, ato treguan shkathtësi dhe aftësi edhe në volejbollin në rërë”, thuhet më tej në postim.

KV Flaka ka falënderuar organizatorët dhe trajnerët e turneut, duke theksuar: “Faleminderim për KV Kastriotin dhe trajnerët Vildane Jashari e Abedin Ibrahimi për ftesën, atmosferën dhe mikpritjen e ngrohtë, si dhe dëshirën për të kontribuar në zhvillimin e volejbollit edhe në Luginë.”

Ndërkohë, siç është theksuar në fund të postimit, “mirënjohje e veçantë shkon për lojtaret tona Anika Kadriu, Alisa Sefedini dhe Lina Beqiri, të cilat shkëlqyen në këtë turne dhe përfaqësuan në mënyrën më të mirë qytetin e tyre, Bujanocin.”

 

COMMENTS