HomeNë fokus

Trupi Koordinues: Programi i veçantë për punësimin e të rinjve shqiptarë e boshnjakë në polici – i paligjshëm dhe diskriminues

Kryetari i Trupit Koordinues të Qeverisë së Serbisë për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, dr. Aleksandar Martinoviq, dhe ushtruesi i detyrës së drej

Lajçak: Çështja e shqiptarëve në Serbi nuk ka qenë asnjëherë pjesë e dialogut
KAMBERI: NËNSHTRIMI NUK ËSHTË RRUGA E DUHUR
Fluturime nga Nishi për në 5 destinacione

Kryetari i Trupit Koordinues të Qeverisë së Serbisë për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, dr. Aleksandar Martinoviq, dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues, Nenad Mitroviq, kanë reaguar ndaj iniciativës së deputetit Shaip Kamberi dhe deputetëve të SDA-së së Sanxhakut, Ahmedin Shkrijel dhe Minela Kalender, për një “program të veçantë pranimi të të rinjve të komunitetit shqiptar dhe boshnjak në policinë lokale të Luginës së Preshevës dhe Sanxhakut”.

Sipas tyre, kjo është një “lëvizje e motivuar politikisht, në kundërshtim të drejtpërdrejtë me ligjet, Kushtetutën dhe parimet e të drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët e Republikës së Serbisë”.

Në kumtesë theksohet se “qytetarët me kombësi shqiptare dhe boshnjake gëzojnë të gjitha të drejtat si edhe të gjithë qytetarët e tjerë, përfshirë të drejtën e pjesëmarrjes në të gjitha konkurset publike”. Sipas Trupit Koordinues, vendosja e “programeve të veçanta” për një grup etnik do të sillte “standard të dyfishtë, favorizim të disave dhe diskriminim të të tjerëve — serbëve, romëve dhe komuniteteve të tjera në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”.

Punësimi në Ministrinë e Punëve të Brendshme, thuhet më tej, “bëhet ekskluzivisht në përputhje me ligjin, me të njëjtat kritere dhe kontrolle të sigurisë për të gjithë kandidatët, pa përjashtime”.

Trupi Koordinues shprehet se e mirëpret çdo ide që rrit pjesëmarrjen e të rinjve në institucionet e sistemit, por nënvizon se “iniciativat duhet të përqendrohen në nxitjen e mësimit të gjuhës serbe si gjuhë joamtare, inkurajimin e të rinjve për të konkurruar në konkurset publike dhe promovimin e respektimit të ligjit dhe institucioneve”.

Në kumtesë përmendet edhe fakti se këtë vit, në konkursin për bursa studentore të shpallur bashkë me komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, “nuk ka mbërritur asnjë aplikim nga kandidatët e kombësisë shqiptare”, gjë që sipas tyre tregon se “problemi nuk është tek procedurat konkurruese, por tek strukturat politike që i dekurajojnë të rinjtë nga integrimi në institucionet e shtetit”.

Në fund, Trupi Koordinues e quan këtë iniciativë “një përpjekje për krijimin e tensioneve të panevojshme dhe krizës politike” në Preshevë, Bujanoc dhe rajonin e Rashkës, duke shtuar se do të vazhdojë punën “për përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët, në përputhje me ligjin dhe parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit”.

 

COMMENTS