Të protestojmë, për identitet e dinjitet! Shqiptarët e Luginës së Preshevës po vazhdojnë të ballafaqohen me probleme të përditshme në realizimi
Të protestojmë, për identitet e dinjitet!
Shqiptarët e Luginës së Preshevës po vazhdojnë të ballafaqohen me probleme të përditshme në realizimin e të drejtave të tyre elementare.
Në pamundësi për të marr atë që na takon e duke u trajtuar si qytetarë të dorës së dytë, është koha të ngrisim zërin tonë.
Për marrëveshjet e mbetura në letër e obligimet që asnjëherë nuk i krytën.
Për pasivizimin selektiv të adresave.
Për mungesën e teksteve në gjuhën shqipe.
Për dyert e mbyllura të institucioneve shtetërore.
Për mundësitë e mohuara.
Për shanset e humbura.
Shqiptarët, si popull e si komb, meritojnë trajtim të barabart e mundësi reale.
Heshtja nënkupton pajtim.
Të dalim e të protestojmë. Të tregojmë se jemi të paknaqur. Të shpërfillur. Të diskriminuar e të shtypur.
Të ngrisim zërin bashkë. Për dinjitet e për identitet.
Këshilli organizativ i protestës “Për Identitet dhe Dinjitet!
COMMENTS