HomeAktuale

Takim  për bashkëpunimin kombëtar ndërmjet shqiptarëve në Mal të Zi dhe Serbi

Me ftesë të kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi,  Faik Nika, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, Enkel

Pajaziti pret fëmijët nga “Gëzimi ynë”
Ambasadorët në takim me përfaqësuesit e KKSH-së
Edhe një protestë në Luginë

Me ftesë të kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi,  Faik Nika, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, Enkel Rexhepi, realizoi një takim me fokus në forcimin e bashkëpunimit kombëtar dhe adresimin e çështjeve me interes të përbashkët.

Gjatë takimit u diskutua gjerësisht mbi të drejtat e pakicave në të dy shtetet, përfshirë përdorimin e gjuhës dhe simboleve kombëtare, mbështetjen për studentët shqiptarë, si dhe nismat për bashkëpunim kulturor, arsimor dhe ekonomik. U vu theksi në nevojën për të ndjekur shembuj pozitivë, siç është rasti i Malit të Zi ku përdorimi i flamurit dhe simboleve kombëtare është çështje e zgjidhur drejtë – një model që duhet ndjekur edhe nga shteti serb.

Rexhepi dhe Nika u dakorduan për implementimin e Memorandumit të Bashkëpunimit të nënshkruar më herët mes dy këshillave kombëtarë, duke theksuar rëndësinë e nismave konkrete për ruajtjen dhe promovimin e identitetit kombëtar shqiptar.

“Bashkëpunimi kombëtar na forcon, ndërsa shkëmbimi i përvojave na bën më të përgatitur për sfidat dhe temat që na preokupojnë,” theksoi Rexhepi, duke falënderuar mikpritësin për pritjen vëllazërore.

 

COMMENTS