HomeNë fokus

Shtëpia e shëndetit në Bujanoc me drejtoreshë të re

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Serbisë ka emëruar Daliborka Pavlloviqin për u.d. të drejtoreshës së shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, merr

Lulzim Maliqi gjithnjë në mbështetje të futbollit
Shtyhen zgjedhjet në KF “ Tërnoci “, Kuvendi i ri zgjidhet më 30 gusht
Për dhjetë vjet numri i nxënësve shqiptarë në shkollat e mesme në Preshevë dhe Bujanoc është përgjysmuar


Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Serbisë ka emëruar Daliborka Pavlloviqin për u.d. të drejtoreshës së shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, merr vesh jozyrtarisht FOLonline.
Një vendim të këtillë ministria e mori pasi paraprakisht shkarkoi nga detyra drejtoreshën e deritanishme, Lela Jovanoviq, e cila institucionin më të lartë shëndetësor në Bujanoc e drejtonte nga viti 2012.
Ndryshe, Daliborka Pavlloviq, është mjeke e mjekësisë së përgjithshme dhe është bashkëshortja e Boban Pavlloviqit i cili është kryeshef i Drejtoratit për Financa pranë administratës komunale i cili në zgjedhjet e fundit lokale ishte kandidat për këshilltar në Listën e SNS-it.

COMMENTS