HomeNë fokus

Sheshi shndërrohet në arenë motokultivatorësh dhe hekrishtash

Sheshi i qytetit të Bujanocit sot për çast mori një pamje të shëmtuar. E gjithë kjo si pasojë e një motokultivatori i cili po ngarkonte hekrishte i

Mjetet për bujqit: Përveç se KKSH-së mos u dezorientohuni
Takim  për bashkëpunimin kombëtar ndërmjet shqiptarëve në Mal të Zi dhe Serbi
Shërbimi i zjarrëfikësve: Zjarri në Corroticë ende nuk është lokalizuar, ekipet janë akoma në terren


Sheshi i qytetit të Bujanocit sot për çast mori një pamje të shëmtuar.
E gjithë kjo si pasojë e një motokultivatori i cili po ngarkonte hekrishte i papenguar nga askush.
Madje ky akt kryhej mu në mesditë kur sheshi ishte i mbushur përplot me njerëz meqë ishte edhe ditë tregu.
Motokultivatori pasi u mbush me hekrishte bëri edhe „ xhiron „ e nderit nëpër shesh.


Edhepse në zonën e këmbësorëve është rreptësisht e ndaluar, në të shlirshëm qarkullojnë biçikletat, motorët e madje edhe veturat që furnizojnë kafiteritë.
Është momenti i fundit që përgjegjësit të ndalojnë dukuri të këtilla ngase sheshi i qytetit do t’i ngjajë një magjistraleje.

COMMENTS