HomeKulturë

Sanxhaku festoi Nëntorin e Flamurit me aktivitete kulturore shqiptare

Në kuadër të programit kulturor “Nëntor Lugine”, për herë të parë në Sanxhak u organizua festa e Nëntorit të Flamurit me muzikë dhe valle tradicio

Shpaloset  I ❤BU
Qendra për të Drejtat e Njeriut përmbylli me sukses projektin për monitorimin e përdorimit të gjuhës shqipe në Luginën e Preshevës
Pajaziti: Varfëria tek familjet shqiptare në Luginë të Preshevës, prodhim i politikanëve karrieristë

Në kuadër të programit kulturor “Nëntor Lugine”, për herë të parë në Sanxhak u organizua festa e Nëntorit të Flamurit me muzikë dhe valle tradicionale shqiptare, duke sjellë një atmosferë të veçantë festive dhe emocione kombëtare.

Në këtë aktivitet performuan Shoqëria Kulturore Artistike “Presheva” dhe Shoqëria Kulturore Artistike “Zëri i Luginës”, të cilat sollën melodi dhe valle që emocionuan shqiptarët e Sanxhakut.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, vlerësoi rëndësinë e këtij organizimi: “Sot, Sanxhaku festoi Nëntorin me muzikë, valle dhe emocione shqiptare. Për herë të parë, shqiptarët e kësaj treve e shënuan këtë datë me një aktivitet të mirëfilltë kulturor që e mbushi hapësirën me frymën e Nëntorit.”

Aktiviteti u mbështet nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, u monitorua nga Ambasada e Shqipërisë në Beograd dhe u organizua në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Sanxhaku, sonte, frymoi VeçShqip.

o

COMMENTS