HomeShoqëri

Përfundojnë procedurat e ndihmave të njëhershme nga KKSH, nesër caktohet shuma

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka përfunduar procedurat rreth thirrjes së parë publike për ndihma të njëhershme finaciare për studentë, familje me tre

Drejtuesit e APN-së në Malësi të Preshevës
Me vendim politik për parandalimin e shqiptarëve në parlament
Konfuzion: Ku të lajmërohen mjekët e Luginës, në komuna apo në KKSH?!

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka përfunduar procedurat rreth thirrjes së parë publike për ndihma të njëhershme finaciare për studentë, familje me tre e më tepër fëmijë në shkollë dhe nxënës pa një prindër.

Njoftimi nga KKSH

Komisioni ankimor ka përfunduar shqyrtimin e ankesave dhe më poshtë keni linqet e listave përfundimtare për thirrjen për bursa studentore dhe thirrjen për ndihmë të njëhershme financiare për nxënësit pa asnjë prind ose vetëm me një prind (prindi i/e të cilët kanë vdekur) dhe familjet me 3 ose më shumë fëmijë në proces edukativo-arsimor.

LISTA PËRFUNDIMTARE PËR THIRRJEN PËR BURSA STUDENTORE

LISTA PËRFUNDIMTARE PËR THIRRJEN PËR THIRRJEN PËR NDIHMË TË NJËHERSHME FINANCIARE PËR NXËNËSIT PA ASNJË PRIND OSE VETËM ME NJË PRIND (PRINDI I/E TË CILËT KANË VDEKUR) DHE FAMILJET ME 3 OSE MË SHUMË FËMIJË NË PROCES EDUKATIVO-ARSIMOR

Vendimet lidhur me ankimimin do t’i dërgohen secilit ankimues në adresën e tyre postare të vendosur në aplikim.

Nesër është thirrur seanca për përcaktimin e shumës për secilën kategori. Vendimi i Këshillit më pas do t’i dërgohet për miratim Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Shërbimi për informim i KKSH

20.06.2024

COMMENTS