HomeShoqëri

Përfaqësuesit e UNHCR-së në Bujanoc

Kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka pritur sot drejtuesit e UNHCR-së për Serbi. Për rrjedhên e takimit njoftoi vet Pajaziti. Njoftimi i

Arifi me mesazh për qytetarët lidhur me buxhetin e ri
Trumpi emëron politikanin me origjinë serbe si ambasador të SHBA-së në Serbi
Ja çka u punua dhe cilat punë po realizohen në Malësi të Bujanocit

Kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka pritur sot drejtuesit e UNHCR-së për Serbi.

Për rrjedhên e takimit njoftoi vet Pajaziti.

Njoftimi i tij në Facebook:

Sot zhvilluam një takim me z. Soufiane Adjali, përfaqësues i UNHCR-së në Serbi dhe bashkëpunëtorët e tij.

Biseduam me çështjet që i përkasin refugjatëve dhe të zhvendosurve tjerë në komunën tonë.
Diskutuam modalitetet e bashkëpunimit, me theks të veçant projektet infrastrukturore në përmirësimin e kushteve të jetesës për këta persona.

Theksuam nevojën e përkrahjes nga organizatat nderkombëtare ngase komuna jonë nuk ka kapacitete për të qenë bartëse e projekteve të mëdha në drejtim të përkujdesjes ndaj refugjatëve.

Si rezultat i aktiviteteve të deritanishme dhe bashkëpunimit që kemi ofruar si komunë, qoftë në logjistikë apo mbështetjes në forma tjera, kërkuam që UNHCR të lobojë tek organizatat tjera të Kombeve të Bashkuara të shtrijnë prezencën në Bujanoc dhe në Luginë dhe që përmes projekteve të ndryshme të ndihmojnë qytetarët e këtij rajoni.

COMMENTS