HomeNë fokus

Partia Demokratike shënon 10-të vjetorin e themelimit (foto&video)

Partia Demokratike e cila udhëhiqet nga Nagip Arifi ka shënuar mbrëmë 10 vjetorin e themelimit të saj. Në një manifestim të organizuar në Bujan

Musliu takohet me rektorin Kosumi
Arifi: Çfarë po bënë Serbia në Kosovë, e çfarë Kosova në Luginë?
Homazhe tek “Gurët e buajve” (foto)

Partia Demokratike e cila udhëhiqet nga Nagip Arifi ka shënuar mbrëmë 10 vjetorin e themelimit të saj.

Në një manifestim të organizuar në Bujanoc për këtë përvjetor jubilar, ndër të tjera janë shpërndarë edhe mirënjohje për kontribuesit e këtij subjekti politik.

Themeluesi i PD-së, njëkohësisht edhe kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, në një intervistë për mediumin kosovar “Indeksonline”, kështu i ka kujtuar momentet e nismës së këtij subjekti politik:

„Meqë ishte imperativ i kohës formimi i një subjekti të këtillë, natyrisht se edhe entuziazmi ishte mjaft i lartë.

E them imperativ, ngase rajoni ynë kishte nevojë për një organizim politik për t’i zgjidhur problemet por edhe për t’i bërë ballë sfidave që do të shfaqeshin para nesh.

Si komunë por edhe si rajon, kishte një dekadë që kishim dal nga lufta, andaj popullata kishte nevojë për energji të reja të cilat do të përmirësonin mirëqenien dhe do të bënin më të mirën për të avansuar pozitën tonë si popull.

Disa nga ne kishin përvojën në jetën politike dhe publike, kurse rrugëtimit tonë i’u bashkangjitën edhe kuadro të reja dhe me ambicie të mëdha për të dhënë kontribut në çdo sferë.

Dhe kur i bashkuam këto forca krijuam një ekip të jashtëzakonshëm i cili ndërtoi themelet e një partie politike moderne.

Në saje të këtyre gërshetimeve suksesi ishte i pashmangshëm. Andaj, pa u bërë ende një vit nga takimi i Këshillit Nismëtar, Partia Demokratike arriti që të triumfoi bindshëm në zgjedhjet e para lokale që u organizuan „ është shprehur ndër të tjera Arifi.

Intervistën e plotë të kryetarit Arifi mund të lexoni në këtë vegëz:

https://indeksonline.net/10-vjetori-i-pd-se-ne-bujanoc-arifi-flet-per-themelimin-e-partise-dhe-sfidat-gjate-kesaj-dekade/

Ndërkohë, Partia Demokratike ka shfaqur edhe një mini-dokumentar ku janë të përmbledhur disa nga aktivitetet për periudhën dhjetëvjeçare të funksioninit.

Dokumentarin në fjalë mund ta shikoni në këtë vegëz:

https://m.facebook.com/groups/589862108552698/permalink/862468414625398/

 

COMMENTS