HomeShoqëri

Pajaziti: Mirënjohje për kontributin shumëvjeçar të punonjësve që dolën në pension

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka njoftuar se sot, së bashku me kryeshefin e administratës komunale Selami Mustafa, ka zhvilluar

Pajaziti: Komunalia përgjegjëse për deponinë, tash e tutje dikush duhet të jep llogari
Ferati: Alarm në Medvegjë, 7 mijë shqiptarë janë pasivizuar deri më tani
Takim i Ambasadorit Bardhyl Canaj me Ambasadorin e ri të Bullgarisë në Serbi

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka njoftuar se sot, së bashku me kryeshefin e administratës komunale Selami Mustafa, ka zhvilluar një takim të ngrohtë me punonjësit që para disa ditësh dolën në pension: Agimin, Slagjanën, Isenin dhe Ragmiun.

Gjatë takimit, Pajaziti ka bërë të ditur se është biseduar për vitet e para të angazhimit të tyre në administratë, për sfidat e përballuara ndër vite dhe përvojën e gjatë të ndarë në shërbim të Administratës Komunale dhe qytetarëve të Bujanocit.

Në shenjë falënderimi dhe respekti për punën dhe përkushtimin e treguar, kryetari Pajaziti dhe kryeshefi Mustafa u kanë ndarë mirënjohje për kontributin e çmuar të dhënë ndër vite.

“U uroj shëndet, jetë të gjatë dhe ditë të mbara në këtë kapitull të ri të jetës së tyre”, ka theksuar Pajaziti.

COMMENTS