Kryetari i degës së PVD-së në Bujanoc, Ragmi Mustafi, ka shpërndarë një fotografi të një letre nga një faqe interneti për të cilën ai thotë se

Kryetari i degës së PVD-së në Bujanoc, Ragmi Mustafi, ka shpërndarë një fotografi të një letre nga një faqe interneti për të cilën ai thotë se i përket shoqërisë civile, me anë të së cilës kundërshtohet deklarata e ministrit Demo Berisha për „vjetërsimin „ e Planit 7 pikësh.
Në të figurojnë emërtimet e disa organizatave, por pa emrat dhe nënshkrimet e personave përgjegjës.
Ndër të tjera thuhet se „ Plani është miratuar nga Qeveria e Serbisë në vitin 2013 dhe ka marrë konsensus të plotë nga të gjitha partitë shqiptare dhe Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë.”
Organizatat theksojnë se ky dokument është i miratuar, detyrues dhe mbetet ende aktual, pasi përfshin çështje thelbësore si përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe, përfaqësimi proporcional në institucione, zhvillimi ekonomik dhe arsimi në gjuhën amtare.
Ndryshe, në Agjencionin për Regjistrin e Bizneseve, vetëm me seli në Bujanoc dhe Preshevë ka rreth 150 organizata të regjistruara.
Sektori civil në këto komuna, të paktën në letër, ka marrë hov sidomos pas konkursit të KKSH-së për shpërndarjen e mjeteve nga Kosova.
COMMENTS