HomeNë fokus

Me nderime shtetërore i jepet lamtumira e fundit akademik Dacit

  Ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, i është dhënë lamtumira e fundit. Daci është varrosu

Staroviq nga MPJ e Serbisë: Iniciativa e shqiptarëve nga jugu e prirur për dështim  
Bujanoci mbyllet në 19:00
Pushkë automatike në varrezat e Bujanocit

Nexhat daci

Daci është varrosur me ceremoni shtetërore në varrezat e lagjes Dragodan në Prishtinë, në praninë e krerëve të shtetit, udhëheqësve institucionalë, akademikëve, familjarëve dhe miqve.

Gjatë ditës, në nderim të tij janë mbajtur homazhe në ambientet e Kuvendit të Kosovës, ndërsa është organizuar edhe Akademi Përkujtimore.

Në këtë akademi, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka vlerësuar Nexhat Dacin për rolin e tij kyç në ndërtimin e shtetit dhe konsolidimin e demokracisë në Kosovë.dërkaq, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka cilësuar Dacin si shembull se si duhet zhvilluar beteja politike dhe si duhet funksionuar Kuvendi i Kosovës.

COMMENTS