HomeKulturë

Libra të rinj për “Muharrem Kadriun” në Tërnoc

Komuna e Bujanocit, ka realizuar sot  shpërndarja e librave për Shkollën Fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc, në kuadër të një donacioni që vjen n

Të enjten mblidhet Kuvendi
Kongresistët amerikanë kërkojnë nga sekretari Blinken trajtimin e çështjes së Luginës
Kamberi: Nuk mund të ketë komunitete të përzgjedhura

Komuna e Bujanocit, ka realizuar sot  shpërndarja e librave për Shkollën Fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc, në kuadër të një donacioni që vjen nga bashkëpunimi me Akademinë Alternative “Rrënjët Tona” nga Shqipëria.

Titujt e rinj i dorëzoi shefja s kabinetit të kryetarit të Komunës së Bujanocit, Albulena Beqiri Osmani.

Ky aktivitet vjen si vazhdimësi e angazhimeve të komunës për pasurimin e fondit bibliotekar dhe mbështetjen e zhvillimit arsimor e kulturor në institucione. .

Librat e dhuruar përfshijnë tituj të ndryshëm dhe do të jenë në shërbim të nxënësve dhe stafit arsimor, me synim ngritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe nxitjen e kulturës së leximit në mesin e të rinjve.

Nga ky donacion u vlerësua veçanërisht bashkëpunimi me drejtoreshën e shkollës,  Leonora Memeti, si dhe me të gjithë kontribuuesit në realizimin e kësaj nisme.

Në këtë kontekst, mirënjohje u shpreh edhe për iniciatorët e projektit, z. Sazan Guri dhe ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Beograd, Bardhyl Canaj.

Nga Komuna e Bujanocit u theksua se ky kontribut dëshmon rëndësinë e bashkëpunimeve të sinqerta, të cilat japin rezultate konkrete në zhvillimin arsimor dhe kulturor të komunitetit.

COMMENTS