Sot në mënyrë solemne, ju janë ndarë kontratat 64 amvisërive përfituese si rezultat i konkursit për kursimin e energjisë. Kryetari i Bujanocit,
Sot në mënyrë solemne, ju janë ndarë kontratat 64 amvisërive përfituese si rezultat i konkursit për kursimin e energjisë.
Kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, nuk ka hezituar të shpreh kënaqësinë me rastin e shpërbilmit të përfituesve.
Postimi i tij:
Është kënaqësi e veçantë për mua që sot, në një atmosferë solemne, po shpërndajmë 64 kontrata për përfituesit e konkursit për masat për kursimin e energjisë dhe përmirësimin e efiçiencës energjetike.
Kjo nismë është pjesë e vizionit tonë për një Bujanoc më të qëndrueshëm, më ekologjik dhe më ekonomik për të gjithë qytetarët.
Me këtë projekt, nuk po shpërndajmë thjesht kontrata – por po ndërtojmë një të ardhme më të mirë, ku secili prej jush bëhet pjesë aktive e mbrojtjes së mjedisit dhe përmirësimit të cilësisë së jetës në shtëpitë tuaja.
COMMENTS