Në Bujanoc sot po qëndron udhëheqësi i Qendrës Kulturore të Shqiptarëve në Brusa të Turqisë, Rexhep Gyndyz. Fillimisht, ai është pritur nga dre
Në Bujanoc sot po qëndron udhëheqësi i Qendrës Kulturore të Shqiptarëve në Brusa të Turqisë, Rexhep Gyndyz.
Fillimisht, ai është pritur nga drejtuesit e komunës, zv/ kryetari, Shqiprim Musliu dhe kryetari i KK, Enver Ramadani.
Më pas ka vizituar Shkollën Fillore “Naim Frashëri” dhe atë të mesme “Sezai Surroi.
Postimi i zv/ kryetarit të komunës, Shqiprim Musliu:
Në Komunën e Bujanocit mirëprita z.Rexhep Gyndyz, udhëheqës i Qendrës Kulturore të Shqiptarëve në Brusa të Turqisë, i cili realizoi një vizitë zyrtare për mundësinë e krijimit të marrëdhënieve në fusha të ndryshme mes komunës sonë dhe komunave në Brusa.
Z.Gyndyz shprehu gatishmërinë që t’i mundësoj nxënësve në shkollat e mesme që të realizojnë praktika nëpër ndërmarrje të mëdha prodhuese si dhe të shkëmbejnë eksperiencat në qytetin e Brusës.
Bashkarishtë vizituam edhe Shkollën fillore në qytet, ku u njoftuam me problematikat duke i shprehur nikoqiri ofertën që nxënësit të zhvillojnë ekskursione studimore në Brusa.
Postimi i Shkollës së Mesme “Sezai Surroi”
Sot shkollën tonë e vizitoi z. Recep Kündüz, koordinator i Qendrës Kulturore të Kosovvës në Bursa të Turqisë.
Ate e priti drejtori i shkollës Zejni Fejzullahu, ku e njoftoi me gjendjen në shkollë.
Qëllimi i vizitës është bashkëpunimi i shkollës sonë me shkollat në Bursa, ndërsa ndërkohë priten investime me mjete dhe pajisje për zhvillimin e procesit arsimor në shkollën tonë.
COMMENTS