HomeShoqëri

KKSH organizon trajnim për mësimdhënësit shqiptarë në Medvegjë

Gjatë ditës së sotme, Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) ka organizuar një trajnim profesional për mësimdhënësit shqiptarë të Komunës së Medvegjës

Serwer: Reciprociteti duhet të jetë rregull
23-vjeçari nga rrethina e Bujanocit arrestohet pasi dyshohet se qëlloi me armë pas ndeshjes Serbi–Shqipëri
Koalicioni stabil, zhvillohet seanca e Kuvendit Komunal të Bujanocit

Gjatë ditës së sotme, Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) ka organizuar një trajnim profesional për mësimdhënësit shqiptarë të Komunës së Medvegjës me temën “Të mësuarit sumativ dhe formativ”.

Trajnimi u mbajt nga ligjëruesit Muhamet Mustafa dhe Llukman Limani, të dy bashkëpunëtorë të jashtëm të Ministrisë së Arsimit, të cilët trajtuan aspekte bashkëkohore të vlerësimit në procesin mësimor dhe rëndësinë e kombinimit të metodave sumative dhe formuese në ngritjen e cilësisë së arsimit.

Ky është trajnimi i parë i këtij lloji i dedikuar posaçërisht për mësimdhënësit shqiptarë të shkollave “Zenel Ajdini” në Tupallë dhe “Banja e Sijarinës” në Banjë të Sijarinës, duke shënuar një kapitull të ri bashkëpunimi ndërmjet KKSH-së dhe institucioneve arsimore shqipe në Medvegjë.

Në njoftimin e tij, kryetari i KKSH-së, Enkel Rexhepi, theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për mësimdhënësit shqiptarë, duke i cilësuar ata si simbol të dijes, urtësisë, rezistencës dhe mësimnxënies në gjuhën shqipe. Ai nënvizoi se KKSH do të vazhdojë të jetë pranë tyre me të gjitha kapacitetet, në mënyrë që nxënësit shqiptarë në këto shkolla të ndihen të barabartë në procesin arsimor.

Ky aktivitet vlerësohet si një hap konkret drejt fuqizimit profesional të mësimdhënësve dhe përmirësimit të cilësisë së arsimit në gjuhën shqipe në Medvegjë.

COMMENTS