HomeNë fokus

Kërkohet prani e mediave publike të Shqipërisë në Luginë

Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë Lugina e Preshevës meriton vëmendje maksimale. Mediat Publike shqiptare të akreditojnë reporterët z

Haradinaj-Stublla: Situata në Luginë është alarmante
Kamberi: Të drejtat e pakicave nuk janë folklor, por obligime që duhet të zbatohen
Rahimi kalon në APN

Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

Lugina e Preshevës meriton vëmendje maksimale. Mediat Publike shqiptare të akreditojnë reporterët zyrtarë në zonat ku jetojnë shqiptarët etnikë

Tiranë më 31.07.2026

Gazetarë dhe përfaqësues të mediave vendore në Luginën e Preshevës, përsëritshëm u janë drejtuar përfaqësuesve më të lartë shtetërorë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës se interesimi ndërshtetëror shqiptar për pakicën tonë kombëtare që jeton në Serbi, kryesisht në Luginën e Preshevës, në tri komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, meriton interesim, kujdes dhe mbështetje potenciale nga dy republikat.
Në tekstin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë mishërohet një detyrim i tillë.
Por matanë pohimeve, deklaratave dhe vizitave propagandistike, ky detyrim kushtetues dhe aq më tepër vëllazëror, jo vetëm mbetet i cungët, por në disa raste nuk ngjitet dot tek vlera simbolike.
Gazetarët e Luginës në disa takime rajonale të zhvilluara dhe organizuara nga UGSH kanë kërkuar dhe kërkojnë me këmbëngulje që mediat publike dhe kombëtare të Shqipërisë të mbështesin rrjetin e reporterëve dhe komunitetin e mediave vendore të Luginës.
UGSH e konsideron të papranueshëm dhe të pajustifikueshëm pse në harkun kohor të më shumë se 25 viteve mediat publike të Shqipërisë e kanë hequr dhe nuk e konsiderojnë të nevojshëm reporterin e akredituar në Luginën e Preshevës?!
Nuk ka asnjë arsye që RTPSH në Tiranë dhe RTK në Prishtinë, të mos kenë qoftë edhe një reporter që raporton për realitetin dhe ndodhitë nga zona e Luginës së Preshevës.
Në raporte krahasimtare me praktika të vendeve të rajonit mund të përmendim vende si Rumania, Bullgaria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut që jo vetëm kanë reporterë të akredituar në vendet ku kanë pakica etnike, por vlerësojnë maksimalisht rolin e këtij raportimi.
Aktualisht shqiptarët në Luginën e Preshevës përballen me probleme atipike, në raport krahasimtar me pakicat që jetojnë në shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Deshtetëzimi i tyre, përmes procesit të njohur të zhvleftësimit të pasaportizimit për shkak të emigrimit, zbrazja e qëllimtë e territorit sikundër ndodh në Medvegjë dhe ndryshimi i raporteve demografike në territorin etnik, janë qëllime të zymta nacionaliste serbe ndaj pakicës sonë në këtë shtet.
UGSH i drejtohet Komisionit Parlamentar për Informim dhe Edukim, Këshillit Drejtues të RTSH dhe institucioneve të larta kushtetuese të bëhen pjesë e mishërimit të këtij detyrimi kushtetues dhe ndihmës konkrete që meriton pakica jonë kombëtare në Serbi dhe veçanërisht, mediat dhe gazetarët e Luginës së Preshevës.

Zyra Informuese
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

COMMENTS