HomeShoqëri

Ja përse sivjet nuk ka shkuarje në Haxh për shtetasit e Serbisë

SQARIM PËR OPNION Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc, njofton të interesuarit për haxh dhe mbarë qytetarët e Luginës së Preshevës, se edhe

Arifi takon kordinatorin e ri të TIKA-s
Mesazhe kërcënuese për Kamberin
Nehat Aliu merr drejtimin e Qendrës Sportive në Bujanoc

SQARIM PËR OPNION

Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc, njofton të interesuarit për haxh dhe mbarë qytetarët e Luginës së Preshevës, se edhe këtë vit nuk do të të ketë shkuarje për në Haxh.

Arsyeja e mosrealizimit të haxhit për këtë vit për haxhinjte e tanë, është se shteti i Arabisë Saudite, i lejoi kryerjen e haxhit vetëm shteteve në botë, që janë të banuara me shumicë muslimane dhe çështjen e haxhit e kan të regjistruar zyrtarisht përmes ministrive të caktuara.

E shteti i Serbisë, pastaj të gjitha shtetet e Europës, Amerikës, Australisë, që nuk janë të banuara me shumicë muslimane, të gjithave iu është pamundësuar shkuarja në haxh.
Sepse këto shtete haxhin e kan të regjistruar në shtetin e Arabisë Saudite, në emër të agjensioneve, ku vetëm kështu e ka lejuar Arabia Saudite.

Çmimi i haxhit pët këtë vit, ishte 5700 euro, një çmim që e ka imponur ministria e haxhit në Arabinë Saudite.

Shpresojmë që kjo të jetë vetëm për këtë vit, kurse e lusim Allahun e madhëruar që nijetlinjëve për haxh tu japë saber, dhe ky nijet i tyre të realizohet vitin e ardhshëm.

Njofton
KBI-BUJANOC
28. 06. 2022

COMMENTS