HomeSport

Edhe një futbollist nga Tërnoci në Superligën e Zvicrës, Ajdini firmos me Servette

Futbollisti tërnocas, Alban Ajdini, ka bërë të enjten hap të madh në karrierë. 20-vjeçari që luan në krah, ka firmosur kontratë profesionale me k

Ramizi vulos fitoren e Winterthurit
Kryetari Shqiprim Arifi si futbollist, luan në ndeshje miqësore dhe uron KF Lugina për titullin kampion
K.K.”Besa” mbanë provimin më masovik deri më tash

Futbollisti tërnocas, Alban Ajdini, ka bërë të enjten hap të madh në karrierë.
20-vjeçari që luan në krah, ka firmosur kontratë profesionale me klubin e Superligës së Zvicrës, Servette.
Sipas njoftimit të klubit, ai bashkohet me ekipin profesional të Servettes.
Ajdini, që me prejardhje është nga Tërnoci, është prodhim i Akademisë së Servettes. Është bashkuar me këtë skuadër në moshën pesëvjeçare. Ka kaluar të gjitha grupmoshat dhe tashmë është në derë të ekipit të parë.
Në pjesën e parë të edicionit është paraqitur me shumë sukses për ekipin U-21 të Servettes, kurse tashmë ka nisur stërvitjet me ekipin e parë.
Ajdini ka firmosur kontratë të vlefshme deri në vitin 2022.
“Servette është e lumtur me nënshkrimin dhe i dëshiron lojtarit të ardhme të ndritur”, thuhet në komunikatë.
Servette aktualisht është e katërta në Superligën e Zvicrës. Kështu Superliga e Zvicrës vazhdon të jetë kampionati evropian në të cilin paraqiten më së shumti futbollistë shqiptarë. Numri i tyre po shkon duke u rritur vazhdimisht.

COMMENTS