HomeShoqëri

Bujanoci me doktor të ri të shkencave juridike

Komunës së Bujanocit sot i’u është shtuar edhe një doktor i shkencave juridike. Bëhet fjalë për Fejzi Beqirin, zyrtarin e Administratës Lokale

FSHATI LLUÇAN DHE DOBROSIN SHUMË SHPEJT DO TË ZGJIDHIN PROBLEMIN E RRYMËS
Këshilli Komunal aprovon buxhetin për vitin 2025, vlera pak më shumë se 1.4 miliardë dinarë
Arrihet marrëveshja gjithshqiptare në Bujanoc

Komunës së Bujanocit sot i’u është shtuar edhe një doktor i shkencave juridike.

Bëhet fjalë për Fejzi Beqirin, zyrtarin e Administratës Lokale i cili sot në Universitetin Publik të Mostarit ( Bosnjë dhe Hercegovinë) ka mbrojtur disertacionin e doktoraturës me titull „ Trafikimi me organe njerëzore si formë e krimit të organizuar“.

Lajmin e bëri publik vet Beqiri përmes këtij postimi në Facebook:

Të dashur miq,

Pas punës sistematike disavjeçare shkencore, sot me 09 shkurt 2022 në Fakultetin Juridik pranë Universitetit publik të Mostarit mbrojta disertacionin e doktoratës me titull „Trafikimi me organe njerëzore si formë e krimit të organizuar“, ku mora titullin ” Doktor i shkencave jurdike-penale” pranë komisionit në përbërje prej: prof.dr. Ivan Zovko – kryetar, prof. dr. Amila Ferhatoviq – mentore si dhe prof.dr. Ivana Stjepanoviq– anëtare.

Faleminderit Zotit, familjes time, bashkëshortes  dhe të gjithë atyre që me përkrahën gjate këtyre viteve.

Ndërtimi zhvillohet me heshtje e qetësi, zhurmën e bën shkatërrimi.

COMMENTS