Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka bërë të ditur se sot në Shkup është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me International B

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka bërë të ditur se sot në Shkup është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me International Balkan University, një hap i rëndësishëm drejt forcimit të mundësive arsimore për të rinjtë e komunës.
Gjatë vizitës në këtë institucion, delegacioni nga Bujanoci ka pasur mundësinë të njihet nga afër me kushtet dhe standardet e larta që ofron universiteti, duke përfshirë infrastrukturën moderne, ambientet funksionale dhe qasjen serioze ndaj arsimit të lartë. Sipas Pajazitit, International Balkan University përfaqëson një shembull konkret se si duhet të funksionojë një institucion bashkëkohor i arsimit të lartë.
Në takim, kryetari Pajaziti ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, Kastriot Jakupi dhe Selami Mustafa, ndërsa bisedimet u zhvilluan në një frymë të hapur dhe konstruktive, me fokus në bashkëpunim real dhe projekte konkrete që pritet të sjellin përfitime të drejtpërdrejta për studentët nga Komuna e Bujanocit.
U theksua se kjo marrëveshje nuk është vetëm formale, por hap rrugë për bashkëpunim të gjerë në fushën e arsimit, projekte të përbashkëta, shkëmbime akademike dhe mbështetje për të rinjtë që synojnë të investojnë në dije dhe në një të ardhme më të mirë.

COMMENTS