Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka qëndruar për vizitë në Ferizaj, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Agim Aliu. Gjatë

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka qëndruar për vizitë në Ferizaj, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Agim Aliu. Gjatë takimit kryetari Pajaziti e ka uruar homologun e tij për mandatin e ri, duke i dëshiruar suksese në punë dhe realizim të sa më shumë projekteve në shërbim të qytetarëve
Në këtë vizitë kryetari Pajaziti shoqërohej nga ndihmësi i tij, Levent Qazimi
Bashkëbisedimi mes dy kryetarëve është fokusuar në mundësitë konkrete të bashkëpunimit ndërmjet Bujanocit dhe Ferizajt, me theks të veçantë në fushën e kulturës, arsimit dhe rinisë. Po ashtu, duke marrë parasysh transformimin e gjithanshëm që Ferizaj ka përjetuar në vitet e fundit, pjesë e diskutimit kanë qenë edhe modalitetet e zhvillimit ekonomik dhe shkëmbimi i përvojave të suksesshme
Kryetari Aliu ka shprehur gatishmërinë që të jetë përkrah Bujanocit, duke vënë në dispozicion resurset dhe përvojën e stafit të tij në funksion të projekteve të përbashkëta
Nga ana tjetër, kryetari Pajaziti ka theksuar se qeverisja lokale në Bujanoc mbetet e përkushtuar në krijimin e partneriteteve dhe urave të reja të bashkëpunimit, me synimin që çdo iniciativë të përkthehet në përfitim konkret për qytetarët.

COMMENTS