Delegacioni i Ambasadorëve të akredituar në Beograd ka takuar sot përfaqësuesit e KKSH-së. Kryetari i këtij institucioni, Ragmi Mustafi, ka bër
Delegacioni i Ambasadorëve të akredituar në Beograd ka takuar sot përfaqësuesit e KKSH-së.
Kryetari i këtij institucioni, Ragmi Mustafi, ka bërë këtë postim lidhur me takimin:
BASHKËSIA EVROPIANE ME ROL MË SUBSTANCIAL PËR LUGINËN E PRESHEVËS
Sot kishim kënaqësinë të mirëpresim një delegacion të Ambasadorëve të akredituar në Beograd.
Së bashku me ekipin nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, me ambasadorët Shkëlqesia e Tij, Emanuele Giaufret Ambasador i Delegacionit të Unionit Evropian; Shkëlqesia e Tij, Koen Adam Ambasador i Belgjikës
; Shkëlqesia e Saj, Maria Virginia Mendes de Silva Pina Ambasadore e Portugalisë
; Shkëlqesia e Tij, Nikolaus Lutterotti Ambasador i Austrisë
; z. Zsolt István Németi Chargé d’affairs Sekretari i Parë i Ambasadës së Hungarisë
; znj.Monika Podsklanová Šuhajdová Chargé d’Affaires e Ambasadës Sllovake
; Znj. Leoneta Pajer Delegacioni e Unionit Evropian
; Znj. Gordana Arackiq Delegacioni i Unionit Evropian; z. Marko Vujaçiq Menaxherit Programi UNOPS; Znj. Olivera Kostić Menaxhere e Programit EU PRO Plus, kishim mundësi të diskutonim dhe t’i informonim për së afërmi me sfidat dhe problemet me të cilat përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Bashkësia Evropiane është faktor shumë i rëndësishëm dhe i çmueshëm për realizimin e drejtave kolektive të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Kërkuam mbështetje më intensive në implementimin marrëveshjeve të përfaqësuesve shqiptar me Qeverinë e Serbisë në kuadër të procesit të integrimeve evropiane.
COMMENTS